TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2023, 16:04

Detaje të reja nga vrasja me thikë e 15-vjeçarit në Gramsh; sherri nisi 2 javë më parë, shkak rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga vrasja me thikë e 15-vjeçarit në

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku një sherr mes adoleshentëve, përfundoi me vrasjes e Fatjon Bicit dhe plagosjen e Marko Liçit të dy 15-vjeçar, kushërinj me njëri – tjetrin.

Raportohet se konflikti kishte nisur dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale. Konflikti i cili nuk ishte mbyllur dhe sot dy kushërinjve i kanë dalë para 4 adoleshentë të tjerë me thika dhe përforcues grushti.

Mësohet se njëri nga të plagosurit është dërguar në spital nga prindërit pasi e kanë parë me plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në krahun tjetër policia ka shoqëruar 4 adoleshentët e tjerë të përshirë në ngjarje, mes tyre edhe autori.

gramsh vrasja 15-vjeçarit

Lini një Përgjigje