TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2023, 15:25

Zbardhen të tjera detaje nga krimi në Elbasan, 58-vjeçari që vrau kunatën ishte në gjendje të dehur

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen të tjera detaje nga krimi në Elbasan, 58-vjeçari
Foto nga fshati ku ndodhi krimi

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë, ku një 58-vjeçar vrau me sëpatë motrën e bashkëshortes.

Sipas informacioneve. Tefik Tashi ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit.

Ai ka shkuar në shtëpi dhe ka debatuar me gruan e tij. Pas këtyre debateve, ka marrë sëpatën dhe ka vrarë kunatën e tij, Alma Qevarin. Nuk dihen ende arsyet se përse në fakt ka qëlluar kunatën.

Kjo e fundit humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia e pikasi autori në Bradashesh duke vrapuar me sëpatë në duar dhe i lyer me gjak.

Të njëjtat burime theksuar se autori i cili ndodhet në komisariatin e Elbasanit nuk është në gjendje të japë dëshminë e tij përpara uniformave blu, se përse e ka kryer këtë krim.

vrasje elbasan

Lini një Përgjigje