
Protestuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë...
Ka nisur protesta e 17-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër të politikës. Protestuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë nën sloganin “Atdheu nuk është në shitje”.
Grumbullimi ka nisur që në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje si “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, si dhe slogane të tjera kundër klasës politike.

Qytetarët i drejtuan një apel të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se, nëse i dhimbset vendi dhe interesat e shqiptarëve, duhet të japë dorëheqjen. Sipas tyre, largimi i tij nga drejtimi i qeverisë do t’i hapte rrugë një zgjidhjeje politike dhe rikthimit të besimit të qytetarëve te institucionet. Thirrja “Nëse të dhimbset Shqipëria, jep dorëheqjen” u përsërit disa herë gjatë tubimit.
Pas tubimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit pritet të marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Kujtojmë se manifestime të ngjashme janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën dhe Pogradecin. Po ashtu, tubime mbështetëse janë mbajtur edhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit.
keta jane njerzit e ptotestes nje konglomerat, racista, islamik radikal, komunista, shqip-foles por jo shqiptar, por mbi te gjitha mbizotrojne njerzit qe iu ka ikur provilegji i qylit dmth dembela, ish hajdute administrate, ish kultivues ashashi, pronare te vegjel qe zduan te paguajn asgje as drita, as sigurime shoqerore se deri tani i vjedhin, kurse tani e mbrapa ka cecua bicak nuk ka me qyl sepse po behet shtet, doni apo nuk doni ju, dmth kjo eshte protesta e rrupallhaneve