TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 18:14

Pas zullumeve me tenderët, Rama flak tutje Arlinda Pogajn e OBP; a po afrohet SPAK?

Shkruar nga Pamfleti
Pas zullumeve me tenderët, Rama flak tutje Arlinda Pogajn e OBP; a po
Arlinda Pogaj

Pas firmosjes së qindra tenderëve abuzivë, Arlinda Pogaj njofton largimin nga drejtimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Emri i saj lidhet prej vitesh me Blendi Gonxhen, ndërsa largimi vjen në një kohë kur SPAK po heton një sërë procedurash prokurimi dhe tenderësh me vlerë të lartë.

Edi Rama ka hedhur si limon të shtrydhur Arlinda Pogajn e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Pasi firmosi të gjitha aferat e kësaj qeverie, sot Arlinda Pogaj ka njoftuar largimin nga detyra. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo flet për krenari, teksa nuk harron të falënderojë shefen e saj, Blendi Gonxhen, si dhe kryeministrin.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Ministrit z. Blendi Gonxhja për besimin që më dha duke më emëruar në krye të këtij institucioni të rëndësishëm. Po ashtu, falënderoj Ministren znj. Delina Ibrahimaj për bashkëpunimin e frytshëm dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe, në funksion të realizimit të objektivave dhe forcimit të rolit të OBP në sistemin e prokurimit publik. Një falënderim të veçantë dëshiroj t’ia shpreh edhe Kryeministrit të vendit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj misionit dhe rolit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në reformimin dhe modernizimin e sistemit të prokurimit publik”, shprehet ajo.

Arlinda Pogaj dhe Elira Kokona janë dy marionetat e Edi Ramës për pazaret me tenderët.

Në mars 2024, kryeministri Edi Rama hoqi Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara nga Ministria e Brendshme dhe e transformoi në shoqëri aksionare për 80% të tenderëve të Shqipërisë, duke e kaluar në vartësi të “mamuthit” Blendi Gonxhe, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Blendi Gonxhe emëroi drejtoreshë të kësaj shoqërie mikeshën e tij Arlinda Pogaj, të cilën e kishte pasur drejtoreshë tenderësh në Bashkinë e Tiranës, në Agjencinë e Parqeve dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, ku ajo firmoste të gjitha vjedhjet sipas pazareve që bënte Gonxhe.

Nuk dihen arsyet e largimit, por ka dyshime se në lojë mund të jetë futur edhe SPAK. Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për shumë tenderë ku del Linda e famshme dhe nuk është çudi të kemi zhvillime në ditët në vijim. Flitet se Rama i ka kërkuar Gonxhes largimin e Pogajt nga drejtimi i OBP për të evituar arrestimin e mundshëm të saj në detyrë nga SPAK, çka do të shtonte koston për qeverinë në një kohë kur vijon edhe protesta para Kryeministrisë. /Pamfleti



arlinda pogaj gonxhe rama

1 Komente

  1. M
    M

    Blendi Gonxhe , maestro i vjedhjeve.

    Lini një Përgjigje