TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2023, 16:50

“U nxeh se nuk i hapi telefonin”, flet gruaja e 58-vjeçarit që i vrau motrën: Të dënohet maksimalisht se e ka hak

Shkruar nga Pamfleti

“U nxeh se nuk i hapi telefonin”, flet gruaja e 58-vjeçarit

Bashkëshortja e 58-vjeçarit Tefik Tashi që vrau me sëpatë kunatën në Elbasan, njëkohësisht motra e viktimës tha për mediat se konflikti ishte i papritur.

Ajo tregoi se bashkëshorti i saj, me të cilin ishte martuar prej dy vjetësh, ishte nxehur me viktimën se nuk i kishte hapur telefonin.

E shau një herë keq, kishte pirë, u zunë dhe që aty e mori inat. Kërkoj drejtësi, të dënohet deri në fund se e ka hak. Konflikti ishte i papritur, punë telefoni pse nuk e hapi, ishte nxehur keq, erdhi nga puna”, tregoi ajo.

Sipas të dhënave, gruaja në fjalë dhe motra e saj jetonin në të njëjtën shtëpi me autorin. Madje mësohet se gruaja ishte martuar me të vetëm dy vite më parë.

vrasja elbasan

Lini një Përgjigje