
Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një marketi në Kamzë, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Mësohet se marketi është në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish-presidenti i klubit të Kamzës.
Paraprakisht dyshohet se shkak është një konflikt. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritol. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. Policia konstatoi se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv. Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.

Lini një Përgjigje