Një shpërthim ka ndodhur në Kamëz, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Shpërthimi i shënuar në orët e para pas mesnate ka frikësuar qytetarët e zonës.
Raportohet se pak ditë më parë këtij marketi iu thyen xhamat e pas mesnate u hodh në erë me C4. Banorët e zonës raportojnë se pronari i marketit është biznesmen në gjendje të mirë ekonomike dhe njihet nga të gjithë në zonë.
“Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”-njofton policia.
Lini një Përgjigje