TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2023, 22:38

Cili është fati i Ervis Martinajt? Klodiana Lala tregon mesazhin nga Kolumbia: Fjalën e fundit ta thonë autoritetet!

Shkruar nga Pamfleti

Cili është fati i Ervis Martinajt? Klodiana Lala tregon mesazhin nga

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka folur sërish për zhdukjen e biznesmenit Ervis Martinaj. Lala tha se nga informacionet që disponon është e dyzuar mbi fatin e Martinajt.

Në “A Show”, ajo tregoi për fluksin e mesazheve që mbërrijnë në telefon dhe adresat e saj në rrjetet sociale të cilët japin versione nga më të ndryshmet.

Mes tyre, Klodiana Lala veçon një mesazh që i ka mbërritur nga një numër kolumbian ku thuhet se Vis Martinaj është mbajtur në një resort.

"Jam përpjekur të mos jap kakofoni informacioni por të qëndroj më shumë në habitatin tim për të qenë korrekte dhe për të mos e cenuar këtë çështje. A kam të drejtë si gazetare të dyshoj që fill pas zhdukjes së Vis Martinajt po diskutohen lojërat e fatit? A kam të drejtë të dyshoj kur bëhen bashkë disa aleanca grupesh që ta godasin atë? Kam shkruar edhe kur ai kaq qenë autor, por kam shkruar edhe kur ai ka qenë 'viktimë', pra i akuzuar. Unë kam qenë e balacuar edhe kur ai ka qenë në aleancë me grupe dhe godiste kundërshtarët, por edhe kur kundërshtarët e godisnin atë. Është ndër rastet më interesante, kam pasur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra. Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë. Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhe për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër. Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s'i kanë pritur mirë shumë lajme, kanë pasur pretendimet e tyre, edhe jam "sulmuar" pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin. Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit", u shpreh Lala. 

 

Lini një Përgjigje