TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2023, 18:14

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset një 49-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset një

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kurbin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë lagunës së Patokut.

Sipas të dhënave paraprake është plagosur me armë gjahu një 49-vjeçar, i identifikuar si Besnik Pulaj. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive banale, teksa policia po shkon drejt vendngjarjes. Ndërkaq, i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Autori i krimit është identifikuar si Besnik Selmani. 

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me  çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë  mjekësore dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

plagosje kurbin

Lini një Përgjigje