TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2023, 14:24

“Dan Hutra kishte lidhje me bandat”, flet vëllai i Elena Hysës: Shteti s’është dukur fare, kemi frikë!

Shkruar nga Pamfleti

“Dan Hutra kishte lidhje me bandat”, flet vëllai i Elena

Shenja të plumbave në pllakat e dhomës së ndenjes, në dollapin në hyrje të korridorit dhe në shkallët e jashtme të banesës së familjes Hysa janë dëshmi e masakrës së shkaktuar nga ish dhëndri Dan Hutra mesditën e 1 marsit.

Hutra ekzekutoi në oborr teksa po lanin makinën ish-kunatën e tij, Mevlute Hysa dhe nusen e familjes, Hasime Dafku. Ish-vjehrrën e tij, Kujtime Hysa e goditi me thikë, ndërsa ish-të fejuarën, Elenën me thikë si edhe me plumb në këmbë.

Vëllai i Elenës, i cili ishte bashkëshorti i viktimës Hasime Dafku, u shpreh se pas masakrës shteti nuk është dukur në banesën e tyre, ndërsa bënë apel për mbrojtje pasi kanë frikë.

“Dan Hutra kishte lidhje me bandat”, tha Erjon Hysa, duke shtuar “Jemi të frikësuar, çfarë nuk pret nga ai lloj robi. Ka marrë 3 jetë njerëzish të pafajshëm, se nusja ishte shtatzënë.”

“Dan Hutra kishte lidhje me bandat”, flet vëllai i Elena

Intervista:

Gazetari: Ku ka shenja plumbash në banesë?

Erjon Hysa tregon shenjën e plumbit në pllakën poshtë tapetit dhe në dollapin pranë derës kryesore.

Zaim Hysa: Makina ka qenë e parkuar në oborr

Gazetari: Kush është gjetur i vdekur pranë makinës?

Zaim Hysa: Vajza dhe nusja e djalit

Gazetari: Po Alekta dhe Kujtimia?

Zaim Hysa: Kanë qenë brenda në shtëpi

Gazetari: Kanë qenë ëdhe dy fëmijë të vegjël dëshmitarë të krimit?

Erjon Hysa: Po. Ka ardhur në befasi

Gazetari: Jeni të frikësuar?

Erjon Hysa: Jemi të frikësuar, çfarë nuk pret nga ai lloj robi.

Zaim Hysa: Të na ndihmojë shteti

Erjon Hysa: Shteti nuk është dukur fare, që atë ditë kur ndodhur krimi nuk ka ardhur asnjë njeri që të na pyesë, as policia, askush. Nga shteti asgjë

Zaim Hysa: Kërkojmë ndihmë financiare dhe mbrojtje nga policia, sepse kemi frikë.

Erjon Hysa: Kishte lidhje me bandat

Gazetari: Keni frikë se ka miq e shokë jashtë?

Erjon Hysa: Po

Gazetari: Sa i përket ADN-së së fëmijës?

Erjon Hysa: Jemi gati ta bëjmë. Po na vrasin për së dyti me akuzat që po bëjnë, jemi të gatshëm të bëjmë analizat e ADN-së.

Ka marrë 3 jetë njerëzisht të pafajshëm, se nusja ishte shtatzënë

 

dan hutra

Lini një Përgjigje