TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2023, 09:27

Kërcënoi vjehrrën e tij, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi vjehrrën e tij, arrestohet 36-vjeçari në

Një 36-vjeçar nga Kukësi ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit vjehrrën e tij. Gjatë kontrolleve në banesë, Halim Matmujës iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se po kanosej për jetën, përmes telefonit, kanë organizuar punën me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas.”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje