TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2023, 08:41

Sherr me thika mes adoleshentëve në Pogradec, plagoset 15-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika mes adoleshentëve në Pogradec, plagoset

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve në Pogradec ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë.


Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.

Lini një Përgjigje