
Dështon për herë të 8-të ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. Ditën e sotme nuk u paraqit në seancë Reçi, ndaj GJKKO kërkoi paraqitjen e tij të detyrueshme. Në arsyetimin e tij, Reçi tha se e ka të pamundur të paraqitet në seancën e sotme, pasi vuan nga diabeti. Po ashtu, ai tregoi se ka qënë i pranishëm në 5 seancat e mëparshme, mirëpo të gjitha dështuan.
"Nuk kam mundësi të paraqitem. Vuaj nga diabeti, më rrezikohet jeta. Jam paraqitur 5 herë, seancat nuk janë bërë, nuk është faji im."- thotë Reçi.
Luftar Reçi tha se paraqitja e tij në Gjykatë, është si të dalësh para ujqërve.
“Të më sjellësh mua ne gjykate është sikur t’u sjellësh qingjin ujqërve. Do flas me videokonferencë”, thotë Reçi.
Shullazi kërkoi prezencën e Reçit në sallë.
"Letra pafund KLP, ish krimeve të rënda, KLGJ dhe asnjë përgjigje. Përballja do të bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani qëndrojmë këtu përballë jush se bashkëpunëtori nuk është." - u shpreh Shullazi
Nga ana tjetër, avokati i të pandehurit Plarent Dervishaj është shprehur se e gjitha është një bashkëpunim mes SPAK dhe Reçit. Ai shtoi se i penduari Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer.
Lini një Përgjigje