
Sot është shtyrë për të disatën herë seanca e përballjes së Emiljano Shullazit dhe Luftar Reçit.
Prokuroria ka kërkuar marrjen e dëshmisë përmes Skype ndërsa Gjykata e ka refuzuar duke kërkuar shoqërim të detyrueshëm.
Në senacë është kërkuar gjithashtu marrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre dhe Altin Lamaj.
Luftar Reçi mungoi në seancën e ballafaqimit me grupin që akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
"Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2&3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qingji në mes të ujqërve," ka shkruar Reçi në një letër.
Prokurorja Elida Kaçkini deklaroi:
"Nuk mund të zhvillohej seanca pa praninë e tij. Dëshmia të merret përmes mënyrave audiovizive. Në jemi paraqitur vazhdimisht dhe seancat janë shtyrë kryesisht për shkak të avokatëve të të pandehurve.
Nga ana tjetër gjatë seancës së mbajtur i pandehuri Elmiljano Shullazi ka kërkuar që Reçi të vijë në seancë në mënyrë që ta shohin dhe në sy kur jep dëshminë e tij.
Ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të Luftar Reçit në gjykatë.
Lini një Përgjigje