
Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë dhe plagosjen e tre të tjerave tha se i vëllai ka jetuar jashtë vendi për një kohë të gjatë dhe ka qenë me nënën deri para se të hynte në burg për dhunë në familje.
Në një intervistë për emisionin Review motra e Hutrës u shpreh se Dani ka qenë natyrë e egër dhe nevrik që fëmijë.
“Kur ka vrarë gruan e parë kam qenë në Greqi, pasi kam jetuar aty 17-vjet. Sa ka qenë fëmijë ka qenë i egër dhe nevrik por jo me përdor dhunë. Ai më shumë ka ndenjur jashtë. Me nënën ka pasur raport shumë të mirë, nuk ka pasur raporte të këqija. Nëna ka jetuar me Danin pasi doli nga burgu, deri kur ra prapë në burg 8 muaj atëherë ka ikur nëna te vëllai i madh.", tregoi ajo.
Ajo tha e i vëllai, pasi kishte dalë nga burgu për dhunë në familje i kishte rrëfyer se ish-gruaja nuk e linte rehat me mesazhe dhe telefonata ku i kërkonte të takonte fëmijën, për të cilën ai dyshonte se nuk ishte i tij.
Sipas saj duhet të kontrollohen të gjitha komunikimet telefonike mes të vëllait dhe ish-bashkëjetueses së tij për të kuptuar çfarë ka ndodhur.
Mesditën e 1 marsit, 40-vjeçari Dan Hutra vrau me armë zjarri motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si edhe 31-vjeçaren Etleva Kurti. Gjithashtu plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nënën e saj.
Lini një Përgjigje