
Dali në dritë detajet nga jeta e Ervis Martinajt para se ai të zhdukej. Sot Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për lënien në burg të Jeton Lamit, ish agjentit të Forcave Operacionale i cili ka shërbyer si truprojë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Në pretendimet e tij në rekursin e bërë, ndaj vendimit të Apelit për ta lënë në burg, Jeton Lami shprehej se masa e sigurisë arrest me burg i rrezikonte jetën për shkak të profesionit të tij dhe kërkonte një masë më të butë sigurie. Por aty kanë dalë detaje nga jeta e Ervis Martinajt.
Në dosjen hetimore rezulton se është pyetur edhe një 22-vjeçare që ka qenë një nga kontaktet e fundit të Martinaj para zhdukjes. Ajo është ish Miss Shqipëria, Sadete Kokomani. Ajo ka shpjeguar se ishte njohur me Martinajn muajin janar 2022, pasi ai kishte shkruar ne rrjetin social “Instagram”. Martinaj ka pasur një profil në Instagram me emrin “King Simba” dhe foto profili një luan. Pas disa komunikimeve ishte takuar me Ervisin në Durrës më 7 janar të vitit 2022 , përpara një hoteli. Ervisi kishte shkuar vetëm me një automjet BMV seria 7, targat e të cilit nuk i mbante mend. Pas këtij takimi kishin vijuar takimet normalisht me Ervisin. 22 vjeçarja ka treguar edhe për takimin e datës 5 gusht të vitit 2022. Rreth orës 17 ajo ishte nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervisin në aplikacionin telegram për të parë një shtëpi me qira.
Sipas dëshmisë së saj Ervisi ka qenë më një automjet Audi A8 me targa të huaja i ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa në vendin e drejtuesit ka qenë një person tjetër që Ervisi e mbante afër vetes si shofer rreth 30 vjeç me flokë pak të rëna përpra dhe mbante pak mjekër (Jeton Lami). Ajo ka hipur në ulësen e pasme të mjetit dhe janë nisur nga Tirana për në Durrës. Fillimisht kanë bere xhiro deri në Golem dhe me pas kanë shkuar te hotel Adriatiku ndërsa personi që ka rezervuar dhomën ka qenë shoferi sipas dëshmisë së vajzës. Ajo ka treguar se kanë qëndruar në hotel deri ditën e nesërme me 6 gusht rreth drekës.
“Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel "Palace" në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet "BMË", seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lartë për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek "Arbëria Palace" në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin”, thuhet në dosje.
Sa i takon lidhjeve të Jeton Lamit me Ervis Martinajn, ish efektivi ka thënë se është takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.
Jeton Lami ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa prokuroria ka shtyrë edhe me 3 muaj hetimet për ish-oficerin e policisë Jeton Lami.
Lini një Përgjigje