Pas vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave nga Dan Hutra, motra e këtij të fundit ka kërkuar mbrojtje nga shteti.
Mësohet se motra e Dan Hutrës dhe nipi i tij janë paraqitur në Polici për të bërë kallëzim jo për kërcënime konkrete, por të merren në mbrojtja nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme.
Sipas motrës dhe nipit të Hutrës, kjo për faktin se familjarë të Etleva Kurtit, që u vra nga 40-vjeçari Hutra thanë për mediat se do të hakmerreshin.
Burime nga Policia sqaruan se që prej së premtes në zonën e Saukut, pranë banesës ku jeton motra e Hutrës janë shtuar kontrollet dhe patrullat e Policisë. Po ashtu dhe motra e 40-vjeçarit kanë deklaruara në Polici se prej vitesh nuk komunikojmë me Hutrën dhe nuk asnjë marrëdhënie apo kontakt me të.
Megjithëse prej shume vitesh nuk kishin marrëdhënie të ngushta me Dan Hutrën ata i druhen hakmarrjes për shkak të lidhjes së gjakut.
Arratia e Dan Hutrës zgjati vetëm disa orë pas krimit pasi banorë të kombinatit njoftuan policinë për vendndodhjen e tij dhe ai u vu në pranga pranë lanfillit të Sharrës.
Përpara togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë burg pa afat Dan Hutra nuk shprehu asnjë pendesë për krimet e kryera. Hutra tregoi në gjykatë se skenarin e përgatiti teksa ishte në burg së fundmi, për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses, akuzë të cilën nuk e pranoi.
Sipas tij ky burgim i padrejtë e bëri të hakmerrej duke qëlluar me breshëri drejt familjes Hysa.
3 vrasjet e Dan Hutrës
Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa.
Ai hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.
Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites.
Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi.
40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.
Lini një Përgjigje