TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2023, 19:20

Cili është fati i Ervis Martinajt? Klodiana Lala: Polica shumë larg të vërtetës, vetëm ndonjë i penduar mund të hedhë dritë

Shkruar nga Pamfleti
Cili është fati i Ervis Martinajt? Klodiana Lala: Polica shumë
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami

Gazetarja Klodiana Lala ka folur sërish mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Sipas saj, po hetohet në sekret të plotë për të mësuar mbi fatin e bosit të lojërave të fatit.

Ajo u shpreh se polica do mësojë më shumë vetëm nëse dikush vendos të flasë.

Policia po përpiqet që të tregojë se ne po punojmë. Zhdukja e tij në këndvështrimin tim është një nga ngjarjet më të vështira për t'u zbardhur nga Policia. Për këtë arsye është sfidë. Policia është shumë larg për të zbuluar fatin e tij. Nuk janë fare pranë zbardhjes. Që të thuash nëse është inskenuar dhe ta kapësh dhe ta arrestosh, ose të gjesh trupin. Policia po godet të gjithë njerëzit pranë tij, i ka sekuestruar edhe paratë. Por fakti që nuk ka asnjë lëvizje...në fakt nuk përkthehen dhe nuk ka prova të tjera. Jeton Lami vendosi të mos fliste, tha e kam shoqëruar, por e nuk di asgjë. As ai nuk dha asnjë detaj. Kam bindjen që nëse Lami do të zbërthehej, do të tregonte të vërtetën dhe do zbardhte ngjarjen. Fakti që po vonon shumë, duket se po shkon në favor të zhdukjes. Vetëm ndonjë i penduar mund të hedhë dritë mbi ngjarjen”, tha ajo në një emision.

martinaj lala policia

Lini një Përgjigje