TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2023, 11:15

Masakra në Tiranë, Dan Hutra para gjykatësit: Vrasjet i bëra me vetëdije të plotë, nuk pendohem!

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Tiranë, Dan Hutra para gjykatësit: Vrasjet i

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese. Ai pranoi para trupës gjykuese se vrasjet i ka bërë me vetëdije të plotë, pasi sipas tij e kanë dënuar pas asnjë provë.

I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem”-ka deklaruar autori në gjykatë.

Seanca gjyqësore për Dan Hutrën është zhvilluar me dyer të mbyllura. Mediat janë lënë të hyjnë në ambiente te sallës ku po mbahet gjyqi, vetëm për pak çaste, dhe më pas është kërkuar që të dalin. Kjo sipas saj për arsye që të ruhen disa të dhëna që cilësohen ‘top sekret’.

Lala tha se Hutra po hetohet për të tjera vepra të rënda penale që mund të ketë kryer gjatë kohës që ka qenë i lirë. Ka dyshime se pasi kreu 16 vite burg për vrasjen e gruas së tij, Dafina Havalja, të cilën e masakroi me thikë, në maj të 2021 ai u la i lirë, ndërsa mendohet se deri në qershor të 2022 mund të ketë kryer të tjera vepra kriminale.

Po ashtu mësohet se asnjë avokat nuk ka marrë mbrojtjen e tij për procedurë, ndaj sot në gjykatë është vendosur një përfaqësues nga shteti, për t’u zhvilluar dhe seanca gjyqësore për të dhënë masën.

masakra në tiranë dan hutra

Lini një Përgjigje