Dan Hutra, autori i masakrës me 3 gra të vrarë dhe 3 të tjera të plagosura ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.
Teksa u pyet disa herë nga gazetarët nëse ishte penduar për krimet, Hutra shfaqej mjaft i qetë pas kafazit prej xhami, ndërsa nuk ka kthyer asnjë përgjigje.
Ai bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj.
Po ashtu ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.
Krimi i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik. Dan Hutra, një ish- i dënuar për vrasje, u arrestua pas rreth 7 orësh në arrati pranë landfillit të Sharrës, i armatosur me kallashnikov.
Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.
Lini një Përgjigje