TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2023, 21:01

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë, shkatërrohet mobilieria

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim tritoli në Fushë Krujë, shkatërrohet
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një mobileri në Arrameras të Fushë Krujës.

Raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Siç duket dhe nga pamjet, biznesi është shkatërruar thuajse totalisht.

Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të Bujar Caraci, banor i zonës i cili e ka dhënë me qira te një person tjetër me inicialet B.Ç.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve

shperhtim fushe kruje

Lini një Përgjigje