Pronarët e godinës ku shpërtheu tritoli një natë më parë në Fushë-Krujë janë marrë në pyetje. Bujar Çaraçi është shprehur se nuk ka pasur konflikte.
Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe qiraxhiu Desar Çangu që ka marrë me qira godinën që e shfrytëzon ambientin për mobilierinë. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd.
Pista kryesore që po hetohet për vendosjen e tritolit është konkurrenca mes bizneseve në zonë.
Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në një zonë tejet të banuar, pasi mobilieria që punohet prej Çangut ndodhet buzë rrugë. Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Lini një Përgjigje