Gjykata e Durrësit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për kapitenin e anijes ruse, që u kap me 22 22 500 ton naftë kontrabandë në port.
Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, për Alexy Smaznov, avokati Artjon Beqiraj pretendon masë më të lehtë sigurie, atë të ‘arrestit të shtëpisë’, që do të thotë që të qëndronte në anije.
Ai tha se nuk ka asnjë indicie që kapiteni të jetë përfshirë në kontrabandë.
“Kapiteni nuk ka bere asnjë shkelje. VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë dhe jo të bllokohet. Ne rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë, pasi anija ishte në radhë nga tregtari i mallit”, tha avokati i kapitenit rus.
Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.
Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast.
Lini një Përgjigje