TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2023, 18:30

Shkoi për të vjedhur pulat, por u dhunua barbarisht nga pronari i banesës; ndërron jetë në spital 54-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi për të vjedhur pulat, por u dhunua barbarisht nga pronari i

54 vjeçari, Lefter Brisku ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës ku prej 6 ditësh mjekohej për plagët e marra nga dhuna që 22 vjeçari Bjorsi Shushari ushtroi ndaj tij pasi e kapi duke vjedhur pula gjatë orëve të natës.

Brisku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga dhuna që i riu ushtroi ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54 vjeçari Lefer Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu Bjorsi Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.

Për ngjarjen, policia ka shoqëruar të riun që dhunoi barbarisht 54 vjeçarin.

lefter brisku pula vdes

Lini një Përgjigje