TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2023, 12:00

I dënuar me 7 vjet burg, arrestohet në Pogradec 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 7 vjet burg, arrestohet në Pogradec 60-vjeçari i

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit. Bëhet fjalë për shtetasin Eduart Elmasllari, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili është i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

“Si rezultat i operacionit të koduar “Liqeni”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Eduart Elmasllari, 60 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lini një Përgjigje