Zbardhet dosja tmerruese e Dan Hutrës, 40-vjeçarit që kreu masakër pak ditë më parë.
Ai është shprehur para grupit hetimor se personit me të cilën kishte lidhje intime, Marjana Gurakuqin donte t’i priste kokën me biçak që të mos tërhiqte vëmendje me zhurmën e armës.
“Më date 16.02.2023 Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë duke deklaron se nga debatet e ndodhura, ka vendosur qe ta shuaje familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur plan, Konkretisht me date 26.02.2023 ka marrë një automjet me qira me targa AA53 1UK dhe 1 dite para ngjarjes ka shkuar ne qytetin e Kukësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh. Me date 01.03.2023 ka shkuar ne zonën e Astirit, tek dyqani i shtetases Marjana Gurakuqi të cilën e ka pasur te dashur. Deklaron se Marjanës ka dashur t’i presë kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri, do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Pasi ka shkuar te dyqani dhe ka nxjerrë biçakun ajo është vetëmbrojtur duke e goditur Danin me xham në dorën djathte. Kur e ka goditur me biçak Marjanën, në dyqan është futur një person dhe ai instiktivisht është larguar nga dyqani. Biçaku dhe syzet i kane rënë gjatë përleshjes me Marjanën. Sqaron se Marjanën donte ta vriste pasi ka pasur marrëdhënie intime me te dhe kur ka dalë nga burgu herën e parë në vitin 202 1 i ka dhëne Marjanës 80.000 (tetëdhjete mijë) euro për ti ruajtur. Marjana pas disa kohesh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000 (dy milion e treqindmijë) lekë të rinj. Gjithashtu Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg gjate kohës që vuante dënimin duke e tentuar të ushqimi me anë të shtetasit Vladimir Kurti, të cilin e ka pasur shok qelie ne burg. Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit me Vladimirin. Ata janë konfliktuar herë pas herë dhe kanë ndryshuar qeli me njeri-tjetrin. Dani ka bërë disa përpjekje që të godiste shtetasin Vladimir Kurti në burg, por nuk ka mundur ta realizoje atë dhe i është shprehur Vladimirit se kur të dalë nga burgu “do i bëjë kurban një kokë. Pas përleshjes me Marjanën, shtetasi Dan Hutra është nisur drejt banesës së ish-vjehrrit te tij, Zaim Hysa, ka marrë automatikun dhe një thike dhe ka hyre brenda në banesë”, shkruhet në dosjen e publikuar nga TCH.
Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit. Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.
Lini një Përgjigje