TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2023, 07:31

Masakra e Paskuqanit, flet nëna e Dan Hutrës: Shkak u bë fëmija

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Paskuqanit, flet nëna e Dan Hutrës: Shkak u bë

Nëna e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë në Tiranë, tha në një intervistë  për emisionin "Review" se shkak i konfiktit mes djalit të saj dhe ish-gruas ishte fëmija që ajo priste.

Ajo mohoi që i biri të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, me të cilën siç tha, ka pasur marrëdhënies shumë të mira.

Nëna e Dan Hutrës tregoi se ishin gëzuar për shtatzëninë e ish-nuses dhe kanë festuar kur e kanë marrë vesh lajmin, por më pas ajo ishte larguar nga shtëpia e tyre për në shtëpinë e prindërve.

“Për fëmijën më ka treguar Dani, kam shkuar me nusen dhe ka dalë që ka qenë shtatzënë. Donte të iktë në mëngjes, i thashë ku po shkon? Do shkoj të bëj analiza se jam sëmurë, më tha. Në orën 5 ka ikur nga shtëpia. Më pyet Dani ku është nusja? I thashë që është në shtëpi. Komshia më tregoi që kishte kaluar gardhin nga koteci i pulave, vetëm telefonin kishte në dorë. Erdhi Dani dhe më tha bëhu gati të ikim në Kamëz të bëjmë denoncimin se është zhdukur. Ka shkuar tek familja e vet pas 4 orësh. Dani nuk e ka prekur me dorë. Kur ka lindur nusja, bashkë me vajzën i kemi shkuar në spital dhe i kemi çuar lule.”, tha nëna e Hutrës.

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

flet nëna e dan hutrës

Lini një Përgjigje