TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2023, 19:00

E rëndë në Dibër, 15-vjeçari plagos aksidentalisht me kallashnikov nënën e tij

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Dibër, 15-vjeçari plagos aksidentalisht me

Pasditen e sotme rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

dibër 15 vkeçari plagos nënën

Lini një Përgjigje