TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 13:19

Vrau Alfred Dedjan në Ndoq, Gjykata lë në burg Julian Gjoshin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau Alfred Dedjan në Ndoq, Gjykata lë në burg Julian Gjoshin

Gjykata e Tiranës lë në burg Julian Gjoshin, autorin e vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq të Tiranës.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Gjoshin, personi që ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan në një lokal në Ndroq.

27-vjeçari, i cili u vetëdorëzua të hënën në polici, ka deklaruar në dëshminë paraprake se qëlloi 50-vjeçarin me pistoletë pasi ky i fundit e ofendonte vazhdimisht. Gjoshi, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, kreu aktin teksa ishte në shërbim prove për armëmbajtje pa leje.

Gjokshi akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa gjykata ka miratuar edhe kërkesën e avokatit për kryerjen e ekspertimit psikiatrik pasi 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotikëve.

Ndërkohë, katër ditë pas vrasjes së Alfred Dedjas, policia ende nuk ka gjetur armën e krimit. Autori është rimarrë disa herë në pyetje, por ka dhënë disa versione lidhur me vendit ku ka hedhur armën pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Bëhet me dije se prej disa kohësh, Julian Gjoshi merrte medikamente për probleme mendore që kishte shfaqur, por kohët e fundit ai kishte neglizhuar vizitat me psikiatrin dhe nuk konsumonte as ilaçet.

 

 

Lini një Përgjigje