TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 08:46

I shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi ishte shpallur në kërkim për shitje droge.

Sipas policisë, Dashamir Muçaj u arrestua në fshatin Peshtan Bregas.

Dyshohet se 61-vjeçari ka bashkëpunuar me djalin e tij 37 vjeçar, i cili është arrestuar në nëntor për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

"Vijon operacioni policor i koduar “Peshtani”, kapet 61-vjeçari i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe vunë në pranga shtetasin D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas.

Ky shtetas u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje