TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 11:34

Aksident në Librazhd- Qathë Thanë, furgoni i policisë përplaset me kamionin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Librazhd- Qathë Thanë, furgoni i policisë

Një aksident është regjistuar sot në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.

Mësohet se furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion. Ky i fundit ka përfunduar në kanal.

Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por një nga dyshimet mund të jetë lagështira në rrugë për shkak të motit të keq.

“Në aksin rrugor "Librazhd-Qaf Thanë", automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në Librazhd- Qathë Thanë, furgoni i policisë

Lini një Përgjigje