
Tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi kanë goditur me sende te forta një 19 vjeçar.
Mësohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme, në një lavazh në fshatin Metoq. Fatmirësisht 19-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasit F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 04.12.2024, në një lavazh në fshatin Metoq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje