TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 13:12

U gjet i pajetë në Kanalin e Korfuzit, zbardhet identiteti i shqiptarit

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i pajetë në Kanalin e Korfuzit, zbardhet identiteti i

Zbardhet identiteti i shqiptarit i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në kanalin e Korinthit të Greqisë.

Trupi i të riut Adi Cengu u nxor nga zona detare pasi u gjet nga punonjësit e një kompanie qe po punon në kanalin e Korinthit. Ata pikasën trupin e një personi që notonte në ujë në kanal, pranë Poseidonia Korinth.

Viktima u identifikua si Adi Cengu 30 vjeç nga Tirana me banim në Lehaio, Korinth. Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Departamenti i II Portual Isthimou pranë Autoritetit Portual të Korinthit, ndërsa për zbardhjen e shkakut të vdekjes së tij pritet autopsia.

Trupi i pajetë u transferua në spitalin e përgjithshëm të Korinthit.

Lini një Përgjigje