TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 11:54

Ekzekutoi Alfred Dedjan, Julian Gjoshi del para Gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi Alfred Dedjan, Julian Gjoshi del para Gjykatës

Julian Gjoshi, i riu që qëlloi për vdekje 50-vjeçarin Alfred Dedja pak ditë më parë në fshatin Ndroq të Tiranës, del sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjoshi u  vetëdorëzua një ditë pas ngjarjes së rëndë të 1 dhjetorit, pasi forca të shumta policie e ndoqën për ta vënë në pranga.

Në dëshminë e tij para hetuesve ai ka thënë se e vrau Dedjan pasi pas ofendimeve të  përsëritura nga viktima.

Por pavarësisht kësaj grupi hetimor ka dyshime të forta se motivi i vërtetë i ngjarjes lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Lini një Përgjigje