Personi që shihni më sipër është Mikea Zaka, shqiptari 23 vjeçar i arrestuar si autor i ngjarjes mbrëmjen e së shtunës në “Shake bar” në via Aldo Moro në Frosinone që i kushtoi jetën bashkatdhetarit Kasen Kasmi, 27 vjeç, i njohur ndryshe me emrin Carletto, dhe la të plagosur tre të tjerë, gjithashtu shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se viktima me një nga të plagosurit janë vëllezër, gjithashtu vëllezër janë me njeri-tjetrin edhe dy nga të plagosurit e tjerë.
Policia ka ushtruar kontrolle në makinën “Lancia Y”, e cila me sa duket ishte përdorur nga i riu shqiptar për të vrarë Kasën në rrugën “Aldo Moro” mbrëmjen e së shtunës. Po ashtu, ai ka përdorur edhe një makinë e dytë.
La Repubblica shkruan se Zaka ka qëlluar disa herë me pistoletën e kalibrit 22. Një prej tyre e goditën Kasmin në qafë i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Një prej tre të plagosurve paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Avokati i 23-vjeçarit ka thënë se ai qëlloi me armë për tu vetëmbrojtur.
“Klienti im ishte bashkëpunues dhe u shfaq vetë në stacionin policor i shoqëruar nga unë. Ai iu nënshtrua një ekzaminimi dhe marrje pyetje të gjatë e cila përfundoi në agim. Ai u mbrojt duke besuar se edhe personat që erdhën me makinë tip Lancia ishin të armatosur”, tha avokati i Zakës.
Lini një Përgjigje