Zbardhen detaje nga përplasja në Itali mes shqiptarësh ku 1 person ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Janë identifikuar viktima dhe autori i ngjarjes së mbrëmshme në Frosinone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa autori i arrestuar 23-vjeçari Mikea Zaka.
I riu akuzohet për vrasje dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe janë shpallur në kërkim.
Raprtohet se autori Mikea Zaka ka qëlloi të paktën me 10 plumba, prej të cilave humbi jetën në vendngjarje një 30-vjeçar, i cili u godit në gjoks.
Policia ka sekuestruar automjetin me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone.
Zeka ka pranuar fajësinë, teksa ka deklaruar se me 27-vjeçarin ka pasur një mosmarrëveshje të vjetër për shkak të një vajze. Ai tregon se në momentin kur 4 shqiptarët e tjerë që iu afruan tavolinës, menjëherë sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment, 23-vjeçari rrëfen se mori armën dhe qëlloi drejt tyre për vetëmbrojtje.
Lini një Përgjigje