TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2024, 10:54

I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet 34-vjeçari në Spanjë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”.

Lutfi Xeka është dënuar nga Gjykata Krujës me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Xeka në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë kanabis.

Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019. Ndërkohë, vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje