Një shqiptar 27-vjeçar humbi jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati me armë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Frosinones në Itali.
Personi që mbrëmë në qendër të Frosinones qëlloi me armë zjarri ndaj katër të rinjve të ulur në një tavolinë në një lokal në Via Aldo Moro, duke vrarë në çast një bashkatdhetar 27-vjeçar, është një 23-vjeçar shqiptar që është vënë në pranga nga policia.
Corriere della Sera raporton se hetuesit e komisariatit të policisë dhe Prokurorisë e kanë akuzuar 23-vjeçarin për vrasje në tentativë të trefishtë.
Nga të shtënat u plagosën tre shqiptarë që i shpëtuan pritës, e cila u ngrit nga lufta mes bandave për ndarjen e sheshit të trafikut të drogës në kazermë, një lagje popullore e kryeqytetit italian.
Njëri u plagos rëndë në bark, dhe tani është shtruar në spital me një prognozë të rezervuar në San Camillo në Romë, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur në këmbë.
Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka identifikuar të plagosurit dhe viktimën.Viktima ishte 27-vjeç dhe të plagosurit ishin nga 25 deri në 21 vjeç.
Emrat e viktimës dhe të të plagosurve nuk bëhen ende me dije, teksa policia ka mbledhur të gjitha filmimet e kamerave të sigurisë për të krijuar një tablo sa më të qartë të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin italian, rrugët e të cilit në orën kur ndodhi atentati ishin plot me njerëz.
Pista e cila po heton policia italiane është lufta mes bandave për kontrollin e zonës në trafikun e drogës dhe prostitucionit, ndërsa së fundmi bëhet me dije se në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar, shqiptar.
Ideja e policisë është e qartë, shqiptarët u vranë mes tyre për çështje droge.
Sipas hetuesve, i arrestuari ka vepruar me tre bashkëpunëtorë të tjerë, duke vënë në shënjestër pesë bashkatdhetarë që ndodheshin në atë moment në lokalin Shake.
Fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si një sherr mes 2 bandave rivale, asaj shqiptare dhe tjetrës së përbërë nga shtetas me origjinë marokene.
Prefekti i Frosinone, Ernesto Liguori, ka njoftuar se do të mbledhë Komitetin për Rendin dhe Sigurinë Publike për zbardhjen e krimit të rëndë. Ndërkohë, Kryebashkiaku i Frosinone ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është shprehur i shokuar dhe teksa ka thënë se kjo është një plagë për të gjithë qytetin.
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha mbrëmjen e djeshme kryetari i Bashkisë Frosinone, Riccardo Mastrangeli.
Lini një Përgjigje