
2 shqiptarë mbetën të vdekur si pasojë e një përplasje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Frosinone të Italisë.
4 shqiptarë u sulmuan nga një grup marokenësh teksa ndodheshin në lokalin “Shake” në qendrën Via Aldo Moro.
Shqiptarët kanë qenë duke qëndruar në lokal dhe në një moment u janë afruar dy marokenë. Pas një debati mes tyre që ka degraduar në konfrontim fizik, një maroken ka qëlluar nga automjeti me armë zjarri ndaj tyre. Dyshimet janë se përplasja ka ndodhur për pazaret e drogës.
Ndërkohë, raportohet 2 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital.
Një punonjës i lokalit “Shake” në dëshminë e tij thotë se ndodhej në lokal në momentin kur të rinjtë po debatonin me njëri-tjetrin ndërsa hidhnin karrige dhe sende.
Ai tregon se menjëherë pas konfliktit, dëgjuam të shtëna armësh dhe të gjithë u larguam të frikësuar.
“Kur shpërtheu sherri, unë isha brenda, u ktheva dhe pashë karriget që fluturonin dhe djemtë po ziheshin. Të gjithë u larguam nga lokali së bashku me shumë klientë të frikësuar. Më pas, disa sekonda më vonë dëgjuam të shtënat”, shprehet ai.
Ndërkohë, pronari i një picerie ngjitur lokalit ku ndodhi krimi, tregon se kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarri. Ai shprehet i tronditur pasi kur doli jashtë pa gjithë skenën dhe një person të shtrirë në tokë.
“Dëgjova të shtënat por mendova se ishin fishekzjarre më pas dola dhe pashë personin në tokë”, shprehet ai.
Lini një Përgjigje