Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, ku 2 shqiptarë kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri.
Dyshohet se një grup të rinjsh nga Shqipëria është përballur me një grup tjetër marokenësh, të cilët pas një debati me tone të ashpra hapën zjarr.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, në zonën e Aldo Moros në Frosinone.
Klientët shqiptarë ishin ulur në tavolinat e restorantit. Rivalët, me origjinë marokene, mbërritën më vonë me një makinë. Ata kanë pasur debate të ashpra dhe më pas nisën të shtënat me armë zjarri. Katër shqiptarët mbetën në tokë, njëri prej tyre ndërroi jetë në vend. Ai mori një plumb në kokë dhe për pasojë nuk ka mundur dot të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha. 3 të tjerët u dërguan në spital, por aty ndërroi jetë dhe një tjetër.
Ndërkohë, autorët e të shtënave kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë.
Makina me të cilën kanë mbërritur dy marokenët me armë është sekuestruar. Policia po kontrollon se kush e ka në pronësi dhe nëse është marrë me qira.
Lini një Përgjigje