TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2024, 15:14

Falsifikonin dokumente edhe parasporta shqiptare për të trafikuar emigrantë, policia greke arreston 11 persona

Shkruar nga Pamfleti

Falsifikonin dokumente edhe parasporta shqiptare për të trafikuar

Policia greke në bashkëpunim me Europol kanë shkatërruar një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente identifikimi, mes të cilave edhe pasaporta shqiptare me qëllim kontrabandën e emigranteve.

Sipas Europol, rrjeti kriminal me qendër në Athinë prodhonte dokumente udhëtimi dhe identifikimi të falsifikuara me cilësi të lartë, të cilat u përdorën për t’u mundësuar emigrantëve të udhëtonin ilegalisht nëpër BE dhe të legalizonin qëndrimin e tyre në destinacionin përfundimtar.

Operacioni zgjati 4 ditë ndërsa janë arrestuar 11 persona, (3 palestinezë, 3 letonezë, 2 iranianë, 2 sirianë, 1 libanez).

Ndërkohë u sekuestruan 4 shtypshkronja, 4 650 dokumente të paligjshme, pajisje elektronike, 10 printera lazer të nivelit të lartë dhe pajisje/materiale të tjera për prodhimin e dokumenteve false, si dhe mbi 20 000 euro cash.

Nga hetimet ka rezultuar se rrjeti kriminal ishte aktiv që nga shtatori 2023.

“Të dyshuarit përdornin pajisje të sofistikuara për të prodhuar dokumente të rreme udhëtimi dhe identifikimi me cilësi të lartë, të cilat ishin veçanërisht të vështira për t’u zbuluar si mashtruese. Kostot e dokumenteve false varionin nga 400 euro deri në 1 200 euro, në varësi të llojit dhe vendit të origjinës.

Vetëm dokumentet e sekuestruara gjatë bastisjeve kapnin një vlerë tregu prej 600 000 euro”, thuhet në njoftimin e Europol.

 

Lini një Përgjigje