TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2024, 11:48

Ktheu lokalin në “bazë droge”, arrestohet pronarit në Tepelenë

Shkruar nga Pamfleti

Ktheu lokalin në “bazë droge”, arrestohet pronarit në

Dy persona në Tepelenë janë vënë në pranga për shitje kanabisi.

Të arrestuarit janë 35-vjeçari A.Ç i cili siguronte kanabisin me qëllim shitjen dhe 39-vjeçari H.R i cili ishte pronari i lokalit në fshatin Krahas 1 të cilën e kishin përshtatur për këto aktivitete. Gjatë kontrolleve në banesën e 35-vjeçarit A. Ç., u gjet dhe një sasi farash kanabisi që posedoheshin me qëllim shitjen.

Gjatë hetimeve u zbulua se një 39-vjeçar tjetër ishte bashkëpunëtor me të dy autorët, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu janë sekuestruar 6 kg lëndë narkotike kanabis (një pjesë në doza), një sasi farash kanabisi dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

tepelene kanabis

Lini një Përgjigje