TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2024, 10:09

U kap sot me pistoletë dhe kokainë në Tiranë, kush është Edevaldo Haxhiaj; emër i njohur për policinë

Shkruar nga Pamfleti

U kap sot me pistoletë dhe kokainë në Tiranë, kush

Edevaldo Haxhiu, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.

Edevaldo Haxhiu është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

39-vjeçari banues në Tiranë u arrestua në rrugën ‘Frnag Bardhi’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine. Edevaldo Haxhiu, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.

Edevaldo Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.

Po ashtu policia e Tiranës ka arrestuar edhe Azemvllasi Elezi. Gjatë kërkesës për kontroll të makinës së M.M, ku ishte pasagjeri 34-vjeçari, ai nuk i është bidnur policisë por ka tentuar të largohet. Gjatë tentativës për tu larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë, e cila është sekuestruar.

 

Lini një Përgjigje