TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2024, 09:53

Dy pistoleta, krehra, municion luftarak dhe kokainë; arrestohen dy persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Dy pistoleta, krehra, municion luftarak dhe kokainë; arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët lëviznin me armë me vete si dhe ka sekuestruar dy pistoleta. Në pranga kanë rënë Edevaldo Haxhiu dhe Azemvllasi Elezi.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në rrugën "Frang Bardhi", kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën 39-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në Marqinet, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin M. M., dhe pasagjer shtetasin A. E., 34 vjeç. Pasagjeri në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, por ka tentuar të largohej dhe gjatë tentativës për tu larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë. 

Dy armët e zjarrit me krehra e municion luftarak, së bashku me lëndën e dyshuar narkotike kokainë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. E., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

policia arme

Lini një Përgjigje