
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku për pasojë janë plagosur 4 persona.
Raportohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ku janë plagosur dy shoferët dhe pasagjerët.
Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po arrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje