TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2024, 22:07

Përplasja me armë mes shqiptarëve dhe marokenëve në Itali, kryebashkiaku i Frosinone: Jam i shokuar!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me armë mes shqiptarëve dhe marokenëve në

Kryebashkiaku i Frosinone ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Itali ku një grup shqiptarësh u përplasën me armë me rivalët e tyre marokenë.

Kryetari i bashkisë Frosinone Riccardo Mastrangeli, tha se është i shokuar nga krimi dhe se kjo është një ngjarje e pashpjegueshme.

"Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj vetëm se nesër në mëngjes do të flasim me prefektin", tha kryetari i bashkisë Frosinone Riccardo Mastrangeli.

Ai njofton se Prefekti i Frosinone-s Ernesto Liguori do të mbledhë nesër në mëngjes Komitetin për rendin dhe sigurinë publike ku do të bëjë një bilanc të ngjarjes që tronditi vendin.

Ngjarja ndodhi pak para orës 19:30 në lokalin “Shake” në qendrën Via Aldo Moro. 4 shqiptarët kanë qenë duke qëndruar në lokal ndërsa në një moment u janë afruar dy marokenë. Ata kanë pasur një debat mes tyre, që ka degraduar në konfrontim fizik. Dyshimet janë se përplasja ka ndodhur për pazaret e drogës.

Më pas, njëri prej marokenëve ka marrë armën në makinë dhe ka qëlluar ndaj 4 shqiptarëve. Njëri prej tyre ka marrë plumb në kokë, ndërsa 3 të tjerët në këmbë e gjoks.

Por, sipas “Corriere della Sera”, numri i viktimave ka shkuar në 2. Njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa mësohet se një tjetër ka ndërruar jetë gjatë operacionit në spital.

 

Lini një Përgjigje