TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2024, 21:53

Rëndohet bilanci në Itali, shkon në 2 numri i shqiptarëve të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci në Itali, shkon në 2 numri i shqiptarëve

Rëndohet bilanci i ngjarjes tragjikë në Itali, ku 4 shqiptarë u sulmuan me armë zjarri nga disa marokenë. Fillimisht u bë me dije se një shqiptar vdiq dhe 3 të tjerë u plagosën, por sipas “Corriere della Sera”, ka shkuar në 2 numri i viktimave. Njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, por mësohet se një tjetër ka vdekur gjatë operacionit në spital.

Ngjarja ndodhi pak para orës 19:30 në lokalin “Shake” në qendrën Via Aldo Moro në Frosinone, në pjesën e poshtme të qytetit. 4 shqiptarët kanë qenë duke qëndruar në lokal dhe në një moment u janë afruar dy marokenë. Ata kanë pasur një debat mes tyre, që ka degraduar në konfrontim fizik e më pas në të shtëna armësh. Dyshimet janë se përplasja ka ndodhur për pazaret e drogës.

"Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj vetëm se nesër në mëngjes do të flasim me prefektin", tha kryetari i bashkisë Frosinone Riccardo Mastrangeli

 

Lini një Përgjigje