TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2024, 21:35

Dinamika/ Nga sherri fizik tek të shtënat, si marokenët sulmuan 4 shqiptarët në Itali; dyshohet prishje pazare droge (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dinamika/ Nga sherri fizik tek të shtënat, si marokenët sulmuan 4
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rëndohet bilanci i viktimave në Itali, dy shqiptarë të vdekur dhe dy të plagosur...

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Frosinone, ku 2 shqiptarë u vranë dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Sipas “Sky Tg24”, ngjarja ndodhi pak para orës 19:30 në lokalin “Shake” në qendrën Via Aldo Moro, në pjesën e poshtme të qytetit. 4 shqiptarët kanë qenë duke qëndruar në lokal dhe në një moment ka ndaluar një makinë tip "Lançia", nga e cila kanë zbritur dy marokenë. Ata janë afruar te shqiptarët dhe kanë pasur një debat mes tyre, që ka degraduar në konfrontim fizik.

Dinamika/ Nga sherri fizik tek të shtënat, si marokenët sulmuan 4

Më pas, njëri prej marokenëve ka marrë armën në makinë dhe ka qëlluar ndaj 4 shqiptarëve. Njëri prej tyre ka marrë plumb në kokë, ndërsa 3 të tjerët në këmbë e gjoks. Zona ka qenë mjaft e populluar dhe qytetarët kanë thirrur ambulancën. Edhe pse personeli u mundua ta shpëtonte të riun me plumb në kokë, por ai ndërroi jetë. 3 të tjerët u dërguan në spital. Më pas një tjetër vdiq në sallën e operacionit. 

Sipas mediave, viktima e parë është gjetur i shtrirë në trotuar, ndërsa 3 të tjerët kanë tentuar tu shmangen plumbave.

I plagosuri më rëndë u deklarua i vdekur pas të paktën njëzet minutash masazh kardiak të kryer nga mjekët në trotuar. Viktima e parë u identifikua dhe pak pas orës 20:30 mbërritën familjarët teksa policia i shoqëroi në komisariat për të rindërtuar kontekstin në të cilin ndodhi krimi.

Dinamika/ Nga sherri fizik tek të shtënat, si marokenët sulmuan 4

Ndërkohë, më pas marokenët janë larguar me vrap, duke braktisur makinën. Policia ka sekuestruar mjetin dhe po verifikon se në pronësi të kujt është. 

Kryetari i bashkisë Frosinone Riccardo Mastrangeli, tha se është i shokuar nga krimi dhe se kjo është një ngjarje e pashpjegueshme.

"Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj vetëm se nesër në mëngjes do të flasim me prefektin", tha kryetari i bashkisë Frosinone Riccardo Mastrangeli.

Ai njofton se Prefekti i Frosinone-s Ernesto Liguori do të mbledhë nesër në mëngjes Komitetin për rendin dhe sigurinë publike ku do të bëjë një bilanc të ngjarjes që tronditi vendin. /Pamfleti

Lini një Përgjigje