
Publikohen pamjet e ngjarjes së rëndë në Itali, ku 4 shqiptarë u qëlluan me armë nga disa marokenë. Ngjarja ndodhi në Forsinone ku 1 prej tyre vdiq, ndërsa 3 të tjerët u plagosën. Në video shihet që ata janë shtrirë në tokë dhe mjekët po u japin ndihmën e parë.
Sipas “Sky Tg24”, ngjarja ndodhi pak para orës 19:30 në lokalin “Shake” në qendrën Via Aldo Moro, në pjesën e poshtme të qytetit. 4 shqiptarët kanë qenë duke qëndruar në lokal dhe në një moment u janë afruar dy marokenë. Ata kanë pasur një debat mes tyre, që ka degraduar në konfrontim fizik. Dyshimet janë se përplasja ka ndodhur për pazaret e drogës.
Lini një Përgjigje