TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2024, 08:36

Vrasja e dy shqiptarëve në Itali/ Pas debateve autorët qëlluan me breshëri në mes të lokalit, pistat ku po hetohet

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e dy shqiptarëve në Itali/ Pas debateve autorët
Vendi ku ndodhën vrasjet

Dy shqiptarë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Frosinone të Italisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës ,9 mars, pak para orës 19:30 në rrugën “Aldo Moro”.

Shqiptari i parë humbi jetën në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ndërsa i riu i dytë ndërroi jetë pak orë më pas në spital.

Ndërkohë dy personat e tjerë që mbetën të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Prefekti i Frosinone Ernesto Liguori ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit për rendin dhe sigurinë publike sot në orën 11:00.

Çfare ndodhi?

Një grup shqiptarësh ndodheshin në një lokal, kur nga një makinë kanë zbritur dy persona dhe kanë nisur të debatojnë me shqiptarët.

Më pas një nga personat që doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi me shpejtësi duke goditur të katër personat në tavolinë. Dy sulmuesit u larguan në këmbë. Vendi ishte plot me klientë dhe mbi dëshmitë e tyre policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Pasi ka sekuestruar makinën e braktisur, policia po kontrollon se kujt i përket dhe nëse ishte marrë me qira.

Pista mbi të cilën po fokusohen hetimet është ajo e konfliktit mes grupeve shqiptare kriminale për zotërimin e zonave të trafikut të drogës dhe prostitucionit. Aktivitete kriminale, të cilat janë goditur kohët e fundit nga policia italiane.

Prita para lokalit

Një pritë në mes të jetës së natës së qytetit, vendosi dy grupe rivale përballë njëri-tjetrit në Frosinone. Dy bandat kishin pasur konflikte për tregjet e paligjshme që ata menaxhojnë në Frosinone (duke filluar nga droga ). Diskutimi shpejt u ndez, duke çuar në të shtëna me armë zjarri .

vrasja e dy shqiptarëve në itali pistat ku po hetohet

Lini një Përgjigje